Transmetuar më 08-10-2019, 12:56

Një 54 vjeçare shqiptare është arrestuar në Torino nga policia italiane pasi kërkoi shpërblim për një mace të humbur që ajo e kishte gjetur. Gruaja akuzohet për shantazh.

E arrestuara kishte gjetur një mace dhe sapo kishte marrë vesh se pronarja, një shtetase rumune, po e kërkonte e ka kontaktuar nëpërmjet rrjeteve sociale.

54 vjeçarja shqiptare i ka kërkuar 1 mijë euro në këmbim të maces dhe pas disa negociatash është vendosur për 300 euro.

Por rumunja 22 vjeçare është treguar e pabesë sepse në vend ti gëzohej gjetjes së Tigruz, maces për të cilën alarmoi kudo në rrugë dhe rrjete sociale, denoncoi emigranten shqiptare për gjobëvënie edhe pse në të tilla raste shpërblimet janë të njohura.

Kur gruaja ka shkuar të kthejë macen dhe të marrë paratë, pronarja e kafshës shtëpiake është shoqëruar nga agjentë policie që i kanë vënë prangat shqiptares.

Tashmë emigrantja jonë ndodhet në arrest shtëpie, ndërsa policia po heton dyshimin e ngritur se mos shqiptarja e ka rrëmbyer macen dhe nuk e ka gjetur atë.