Transmetuar më 08-10-2019, 10:37

Mesa duket Hipoteka e Vlores nuk po gjen qetesi. Drejtuesit e rinj janë larguar nga posti, duke krijuar sërish një situatë të rëndë në këtë institucion.

Ditën e sotme mësohet se kanë dhënë dorëheqjen drejtoresha e re Elona Hodaj dhe zv drejtori Krenar Xhemali.

U duk se emërimi i Hodajt, mbyllte rrokadën në institucionin ku u pushuan 6 juristë dhe u paralajmeruan me vërejtje 19 të tjerë. Hodaj kishte mbajtur më herët postin e Drejtoreshës së Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Drejtoresha e Hipotekës së Vlorës, e cila sot dha sërish dorëheqjen, mori detyrën zyrtarisht me 24 shtator ndërsa urdhrat e parë të saj ishin hapja e dosjeve të vjetra dhe shqyrtimi i tyre si dhe kufizimi i hyrjeve të individëve të ndryshëm në ambientet e institucionit.

Nuk dihen ende arsyet e dorëheqjes, por dyshohet se shkak i largimit të drejtuesve të Kadastrës së Vlorës është bërë një vendim i Gjykatës së Lartë për një pronë në bregdet. Ndërsa kujtojmë se dorëheqjet e mëparshme u argumentuan për arsye shëndetësore./b.l/noa.al/