Transmetuar më 08-10-2019, 01:07

Një 42 vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor që ka ndodhur në Itali.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Panaria Bassa të Gorghetto në Bomporto të Italisë, ku sipas mediave fqinje bëhet me dije se janë dy makina dhe për pasojë ka humbur jetën shqiptari.

Sipas mediave italiane, viktima është Mentor Carkaxhia, 42 vjeç, i cili dyshohet se po drejtonte në drejtim të kundërt makinën e tij ‘’Chervrolet’, e cila goditi makinën ‘’Peugeot’’, në të cilën ndodhej çifti Crevalcore mosha 41 dhe 46 vjeç.

Ndërkohë dy të plagosurit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me tragjedinë njoftoi dhe I Love Kavaja në Facebook:

Mentor Çarkaxhia u nda sot nga jeta.. 🙏

Rreth orës 17: 30 të ditës së diel ka ndodhur një aksident i rëndë në Itali. Viktima që ka humbur jetën nga ky aksident është Mentor Çarkaxhia, 42 vjeçari nga Kavaja, banues në Bondeno në provincën e Ferrara. Ai ishte në bordin e një makine Chevrolet me ngjyrë gri, e cila është shkatërruar plotësisht në pjesën e përparme pasi doli nga rruga, për arsye të paqarta dhe përfundoi në një kanal.

U prehte ne paqe.