Cakaj: S’kemi frikë nga vota kundër, po lobojmë! Austria: BE të hapë dritën jeshile për Shqipërinë
Transmetuar më 08-10-2019, 10:07

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj deklaroi se është në një përpjekje intensive me vendet anëtare të BE për të siguruar mbështetjen për hapjen e negociatave me 18 tetor.

Në një konferencë për mediat me homologun austriak, Cakaj kur u pyet nëse i druhet një vote kundër nga Holanda, deklaroi nuk I druhet votive kundër, ndërsa po punon për të mbledhur ato pro.

“Para se ti druhem votës kundër nga çdo shtet anëtar, dua të them se jemi në një përpjekje intensive për të sigururuar votat pro. Nuk kam frikë nga votat kundër, por jam i angazhuar maksimalisht për të siguruar votat pro”, u shpreh Cakaj.

Për të Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara. “Diskutuam për mbështetjen që Austria do i japë Shqipërisë për negociatat, por edhe për të përballuar presionin dhe sfidat që vijnë nga ky proces. Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për hapjen e negociatave. Vettingu vijon me sukses, por edhe ngritja e trupave të reja të gjyqësorit, por edhe përmirësimi i historikut kundër krimit, prandaj meritojmë hapjen e negociatave”, tha ai.

Nga ana e tij ministri i Jashtëm i Austrisë Alexander Schallenberg teksa shprehu ndjenja të thella për të prekurit e tërmetit duke ofruar edhe 200 mijë euro ndihmë ka delaruar se BE duhet të hapë dritën jeshile për Shqipërinë.

“Dua të shpreh ndjenjat thella për të prekurit nga tërmeti. Austria do të japë 200 mijë euro ndihmë dhe po shohim kërkesa të tjera që ka bërë kryetari i bashkisë së Tiranës. Por Austria do i ndihmojë të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Javën tjetër do të kemi vendimin e këshillit, ne duam të hapet drita e gjelbër për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ne besojmë se kjo ka të bëjë me kredibilitetin e tij, kushtet janë plotësuar, tani duhet të bëjmë atë që na takon ne. Ne jemi përpara diskutimeve të vështira, nuk ka ende unanimitet, por miqtë tanë shqiptarë mund të mbështeten te ne", tha ai./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...