Digjet makina e një gruaje në Durrës
Transmetuar më 08-10-2019, 09:51

Persona të panjohur i kanë vënë flakën një automjeti në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës dule gdhirë dita e sotme, raporton noa.al duke cituar burime nga policia lokale.

Ajo tha se në lagjen Nr.18, Durrës është djegur pjesërisht mjeti i parkuar, tip "Renault Megan" në pronësi të shtetases R.Gj., banuese në Shijak.

Portali lokal durreslajm.al raporton se në automjetin tip Renault me targa AA 832 OO që është djegur në mesnatë, në afërsi të stadiumit Niko Dovana, dyshohet se para zjarrvënies ka pasur vjedhje të saj.

Autorët kanë tentuar me mjete të forta të çmontojnë aksesorët dhe më pas kanë thyer xhamat e kanë çmontuar paketën kroskot dhe kasetofonin. Më pas i kanë vënë zjarrin, dhe afro gjysma e automjetit është djegur.

Ndërsa policia tha në një njoftim të dytë se automjeti ka qenë i parkuar dhe nuk është vjedhur. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Në fotot shihni makinën e djegur.

Loading...
Loading...