Transmetuar më 08-10-2019, 09:36

Një automjet tip “Renault Megane”, me targa AA 832 OO, është djegur gjatë natës së kaluar, në Durrës,

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.18 të qytetit bregdetar, në afërsi të stadiumit “Niko Dovana”.

Mendohet se grabitësit kanë thyer me mjete të forta xhamat e makinës, kanë çmontuar paketën, kroskotën dhe kasetofonin, dhe më pas i kanë vënë zjarrin automjetit te parkuar në pronësi të shtetases R.Gj., banuese në Shijak.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /b.l/noa.al/