Transmetuar më 08-10-2019, 09:05

Një 40-vjeçar i dënuar me parë për vrasje ka përfunduar në pranga të policisë në qytetin e Shijakut.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas, i cili qarkullonte me një automjet mbante armë zjarri me vete kanë organizuar menjëherë punën duke finalizuar me sukses operacionin e koduar "Magnum 2".

Duke marrë parasysh rrezikshmërinë e personit, u ngritën pika kontrolli grackë dhe u bë i mundur identifikimi i automjetit me të cilin lëvizte personi i dyshuar.

Në momentin që Policia ka ndërhyrë për të ndaluar ndaluar automjetin, 40-vjeçari Gentian Balla, banues në Shijak ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap duke hedhur edhe armën e zjarrit në tokë, por është kapur dhe prangosur në flagrancë nga shërbimet e policisë, të cilat kishin ngritur perimetër sigurie për të mos lejuar largimin e tij.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake’’ dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë", si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë, me 13 fishekë luftarakë dhe automjeti tip Benz.

Burime policore bëjnë të ditur se shtetasi Gentian Balla është person me rrezikshmëri të lartë, me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe ka qenë i dënuar më parë me 15 vite burg për veprën penale "Vrasja me dashje", ngjarje e ndodhur në vitin 1997. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme./b.l/noa.al/