Kujdes nga dieta me nivele të larta të fruktozës, ja nga çfarë rrezikoheni
Transmetuar më 08-10-2019, 08:33

Studimi i kryer së fundmi dhe i botuar në revistën “Cell Metabolism”, vuri në dukje se ushqimi i pasur me fruktozë ka ndikime negative në shëndet. Ndërsa ushqimet me përmbajtje të lartë të glukozës përmirësojnë funksionin e djegies së yndyrës në mëlçi.

Fruktoza është një lloj sheqeri që gjendet në fruta, perime dhe mjaltë. Një dietë me nivele të larta të fruktozës dëmton depot e energjisë, mitokondri dhe qelizat e mëlçisë.

Studiuesi, Ronald Kahn nga shkolla mjekësore në Harvard u shpreh se fruktoza e bën mëlçinë të grumbulllojë yndyrë, pothuajse duke pasur të njëjtat efekte si një dietë me yndyrë të lartë.

Studiuesit vëzhguan gjithashtu një enzimë për djegien e dhjamit e njohur si CPT1a, nivelet e ulëta të së cilës treguan se mitokondria nuk po funksiononte si duhet tek individët që kishin përdorur dietën me përmbajtje të lartë të fruktozës. Gjithashtu fuqia e qelizave ulet dhe ato bëhen të paafta për të djegur yndyrë.

“Efektet e dëmshme të fruktozës nuk janë vetëm  për shkak se ajo ka më shumë kalori por sepse ajo ka efekte në metabolizmin e mëlçisë”, shtoi Kahn.

Loading...
Loading...