Transmetuar më 07-10-2019, 22:35

Kosova ka zhvilluar ditën e djeshme zgjedhjet e parakohshme pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Këto zgjedhje u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje me kandidat për kryeministër Albin Kurtin.

Kantautori i njohur Alban Skënderaj ka dhënë një urim për Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen duke thënë se “kur ndryshimi vjen duhet të vijë i vërtetë dhe i përceptueshëm në shoqëri”.

Alban Skënderaj vijon më tej në shënimin e tij në rrjetet sociale, duke thënë se Kosova më shumë se njëherë sipas tij, ka dhënë shembullin e mirë duke i treguar Shqipërisë “se si një shoqëri (shqiptare) duhet të veprojë e të guxojë me vetëbesim.

“Urime te sinqerta Albin Kurtit dhe Vetevendosjes per kete fitore te merituar si nje mundesi mbas nje rrugetimi te gjate sakrificash dhe vullneti te hekurt.

Kur ndryshimi vjen duhet te vije i vertete dhe i perceptueshem ne shoqeri. I tille duket kete here por uroj me zemer qe e gjithe rezistenca, idete, premtimet dhe visioni juaj te kthehen ne vepra e te mos mbeten peng i nje mentaliteti te rrenjosur.

Faleminderit Kosove qe me shume se njehere ke dhene shembullin e mire dhe i ke treguar Shqiperise se si nje shoqeri (shqiptare) duhet te veproje e te guxoje me vetebesim. Kosova duhet te jete shprese per Shqiperine ne shume aspekte. Duhet te reflektojme kur shikojme se si nje pjese e vllezerve tane shqiptare kur eshte nevoja dine te jene qytetare te civilizuar dhe pronare te vendit te vete. Krenari e verber, festa me flamur dhe shqiponjat me dy duar mund ti bejme sa te duam por kur vjen puna dashuria per vendin tend duhet shprehet me vepra dhe gjeste konkrete”, shkruan Albani në shënimin e tij./a.k/noa.al/