Transmetuar më 07-10-2019, 21:41

Roza Lati njihet si një nga personazhet më të drejtpërdrejt të ekranit shqiptar, që herë pas here bën “çmenduria” të ndryshme në emisionin e saj.

Moderatorja e njohur është mjaft e komentuar për jetën e saj private dhe për deklaratat e ndryshme që bën.

E mbani mend kur ajo u puth me reperin nga Kosova, Feron, në sezonin e kaluar të “Why not?”.

Kjo skenë ka ndodhur sërish, por këtë herë moderatorja ka puthur gazetarin Ronaldo Sharka, të cilin e kishte të ftuar.

“Jo për të bërë qejfin se i kam inat këto njerëzit lajkatarë që të marrin me të mira, por goca si ty i duhen më shumë showbizit shqiptar dhe jo vetëm. Pa komplekse, me një super guxim. Të kam ndjekur që në fillim, lija punët për të të parë”, u shpreh Ronaldo Sharka për Rozën.

Dhe menjëherë ka ardhur përgjigja nga Roza të cilin më pas e ka puthur në buzë:

“O zot është një fans i vërtetë”./a.k/noa.al/