Transmetuar më 07-10-2019, 21:00

Xhemi Shehu njihet për natyrën e saj shumë të dashur dhe të ëmbël.

Moderatorja e njohur ka miq të shumtë të cilët i viziton herë pas here.

Mbrëmjen e djeshme moderatorja e dashur ka postuar një foto me Anna Gjebrean, vajzën e Arditit.

Përmes instastoryt, Xhemi ka treguar se është takuar me të voglën e Arditit, dhe së bashku kanë shkrepur një foto.

“Më shumë se e ëmbël”,-ka shkruar Xhemi në postimin e bërë ku duket vajza e Arditit e ulur në prehërin e moderatores Xhemi Shehu.

Të dyja të buzëqeshura, ato duket se kanë kaluar një kohë të bukur së bashku.