Aksident me 2 të plagosur në aksin Korçë-Pogradec, njëri në gjendje kritike
Transmetuar më 07-10-2019, 20:41

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur gjatë mbramjes së sotme, në afërsi të fshatit Vloçisht.

Nga përplasja e dy automjeteve, janë plagosur dy persona.

Personat e plagosur mësohet se kanë qenë në të njëjtin automjet.

Sipas të dhënave paraprake, një prej të plagosurve është në gjendje të rëndë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për të dokumentuar rrethanat e saj./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...