Kishin mbjellë drogë brenda vilës. Tre shqiptarë në pranga, mes tyre edhe një grua
Transmetuar më 07-10-2019, 20:18

Tre shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet spanjolle pasi në vilën e tyre që e kishin marrë me qira, zbuluan një plantacion me 885 bimë marijuane.

Mes të prangosurve është edhe një grua, ndërsa mediat spanjolle shkruajnë se ata janë të moshës 24 dhe 30 vjeç.

Hetimet nisën pas informacioneve se brenda ambienteve të shtëpisë kishte bimë të kultivuara, dhe menjëherë u vendosën përgjues në zonë.

Policia zbuloi se të arrestuarit kishin marrë ndërtesën me qira dhe se për të nënshkruar marrëveshjen e qirasë, kishin përdorur karta identiteti italiane të falsifikuara.

Për ndriçimin e ndërtesës, shqiptarët vidhnin energjinë elektrike. Policia sekuestroi rreth 70 llampa dhe një sërë materialesh të tjera. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...