Transmetuar më 07-10-2019, 18:06

Një shqiptar i dënuar me burg në Itali, përfitoi nga leja që i dhanë autoritetet dhe nuk u kthye më në qeli.

Ai është korçari Olsi Shaqlli, i dënuar për vrasjen e një biznesmeni italian, dhjetë vite më parë, dhe vuante dënimin në një burg në Romë.

Mediat italiane shkruajnë se ai përfitoi lejen për shkak të sjelljes së mirë, por ka ikur pa lënë gjurmë, dhe po kërkohet në të gjithë vendin fqinj.

Ai akuzohet për vrasjen e sipërmarrësit në sektorin e bujqësisë, 40-vjeçarit Giuseppe Intelletto. Biznesmeni italian u vra gjatë një grabitjeje në tentativë në një dhomë private në Gioia del Colle.

Shqiptari u identifikua disa javë pas krimit pasi hetuesit gjetën gjurmët e ADN-së së tij në një gotë ku ai kishte pirë ujë.

Ndërkohë, ka dyshime se arratisja e tij mund të jetë kryer edhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve. /k.k/noa.al/