Transmetuar më 07-10-2019, 16:39

Arrestohet një ditë pas plagosjes në Vlorë pronari i lokalit, ku ndodhi ngjarja.

Policia e akuzon pronarin e lokalit se nuk ka kallëzuar krimin, madje ka mbyllur lokalin pas ngjarjes, si dhe është përpjekur që të dëmtojë provat.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të plagosjes së ndodhur mbrëmjen e kaluar në ambientet e një lokali në lagjen "Partizani" Policia ka arrestuar në flagrancë pronarin e lokalit, shtetasin:

A.J., 55 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se ky shtetas pas ngjarjes së ndodhur nuk ka kallëzuar në organin policor për plagosjen e shtetasit G.Ll dhe ka mbyllur lokalin duke kryer veprime të tjera me qëllim dëmtimin e provave.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale "Moskallëzim krimi" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës", njofton policia./NOA.al