Transmetuar më 07-10-2019, 14:46

Mesila Doda, përfaqësuese e PDIU, e cilësoi fitoren e Opozitës së Albin Kurtit dhe të Vjosa Osmanit në Kosovë, "një një ditë e mbarë për shqiptarët dhe shqiptarinë".

" Padyshim risia e vërtetë ishte Vjosa Osmani, e cila solli një frymë të re, sfidoi skenën politike të dominuar nga burrat dhe konfirmoi fuqizimin e gruas në skenën politike", tha Mesila Doda.

Ish-deputetja e PD-së  uroi që Vjosa Osmani dhe Albini Kurti të kenë, " një bashkëpunim të suksesshëm e të punojnë për të mirën e qytetarëve dhe demokracisë".

Me Albinin dhe Vjosën bien edhe të gjitha planet për ndarjen e Kosovës dhe fryn një erë e re demokracie në Shqipërinë e epërme", u shpreh në mesazhin e saj numri dy i PDIU, Mesila Doda.

Mesazhi i plotë i Mesila Dodës:   

Urime Kosova! Sot eshte nje dite e mbare per shqiptaret dhe shqiptarine. Ish studenti I protestave per liri e demokraci Albin Kurti fiton zgjedhjet dhe i sjell Kosoves nje faqe te re ne historine politike moderne. Uroj te sjelle ndryshimin dhe mbasi eshte treguar nje opozitar i pakompromis sot i duhet te sjelle modelin e shtetarit modern e te suksesshem.

Padyshim risia e vertete ishte Vjosa Osmani e cila solli nje fryme te re sfidoi skenen politike te dominuar nga burrat dhe konfirmoi fuqizimin e gruas ne skenen politike. Me gjithe zemer uroj qe te kene nje bashkpunim te suksesshem e te punojne per te miren e qytetareve dhe demokracise.

Me Albinin dhe Vjosen bien edhe te gjitha planet per ndarjen e Kosoves dhe frym nje ere e re denokracie ne Shqiperine e eperme. Suksese miq!! /NOA.al