Transmetuar më 07-10-2019, 14:15

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Rinia në Durrës.

Policia e qytetit bregdetar njofton se pas një sherri fizik mes dy të rinjsh, njëri prej tyre ka përfunduar në spital me plagë të rënda në kokë.

Ndërkohë policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin O.D.,  25 vjeç, për veprën penale  "Plagosja e rëndë me dashje", pasi për motive të dobëta ka qëlluar me gërshërë në kokë shtetasin me iniciale E.I., 26 vjeç.

Aktualisht i plagosuri ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin intensiv të mjekëve për shkak të plagëve të marra.

Ndërkohë policia ka nisur hëtimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan dy të rinjtë drejt këtij sherri./b.l/noa.al/