Kujdes, mund të vdisni nëse vetëm e prekni këtë kërpudhë
Transmetuar më 07-10-2019, 12:22

Një kërpudhë shumë e rrallë, emri shkencor për të cilën është “podostroma cornu-damae”, është aq vdekjeprurëse sa mund ta helmojë njeriun vetëm me një të prekur.

Ajo, njihej se gjendej vetëm në Azi, por çuditërisht, këtë herë është shfaqur edhe në veri të Australisë.

Kërpudha është zbuluar për herë të parë në Kinë, në vitin 1895, dhe ka një ngjyrë të kuqe të ndezur.

Vetëm po të preket, kjo kërpudhë e depërton helmin nën lëkurë dhe shumë shpejt viktima do të kishte rënie flokësh, dëme në tru, rënie të lëkurës dhe simptoma të tjera të tmerrshme që mund të çojnë në vdekje.

Kërpudha prodhon të paktën tetë përbërës helmues dhe ende nuk ekziston një kundërhelm. Janë regjistruar disa të vdekur ndër vite, sidomos ndër njerëz që e kanë kujtuar si bimë që mund të konsumohet.

Loading...
Loading...