Transmetuar më 07-10-2019, 11:03

I pranishëm në ceremoninë e diplomimit të magjistratëve të rinj, ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt gjatë fjalës së tij u shpreh se gjyqtarët dhe prokurorët e rinj po diplomohen në momentet kur pritet që të ngrihen edhe institucionet e reja të drejtësisë si SPAK dhe BKH.

“Së shpejti do të formohen institucionet e reja të drejtësisë. E ardhmja e vendit varet nga zbatimi i reformës në drejtësi. Duhen luftuar defektet aktuale të sistemit të drejtësisë. Ju inkurajoj që të investoni në sistemin e drejtësisë. Pritjet janë të mëdha, të gjithë kanë besim te ju.

Çdo vit dalin prokurorë dhe gjykatës të rinj, kemi bërë trajnime për profesionistët e drejtësisë. Shpresoj që gjërat të shkojnë më mirë edhe më tej. Kemi qenë partner të kësaj shkolle, kemi dhënë mbështetjen tonë për trajnimet”, tha ai.

Ndërsa ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca nga ana e tij ka inkurajuar gjeneratën e re të prokurorëve dhe gjyqtarëve që janë diplomuar.

“Gjykatësit janë si doktorët që mund t’u shpëtojë jetën. Të gjithë janë krenarë për ju. Mos harroni asnjëherë se keni një përgjegjësi të madhe mbi shpatulla. BE do të vijojë mbështetjen edhe pas studimeve:, tha Soreca./b.l/noa.al/

Magjistratët e rinj, Marku: Përmirësoni imazhin e vendit. Gjonaj: Riktheni besimin e publikut te drejtësia