“Sa më e mbarë dita e re për Kosovën”, Rama: Urime Vetëvendosjes e Albin Kurtit
Transmetuar më 07-10-2019, 08:22

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur ditën sot me një urim për zgjedhjet e Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter, Rama shkruan se ato ishin te suksesshme, ndërsa ka uruar Albin Kurtin për rezultatin më të mirë.

“Urime Kosovës për zgjedhjet e suksesshme parlamentare🇽🇰Urime Vetëvendosjes e Albin Kurtit për rezultatin më të mirë. Urime LDK e Vjosa Osmanit për rezultatin e dytë më të mirë.

Urime PDK e Kadri Veselit për pranimin shembullor të rezultatit. Sa më e mbarë dita e re për Kosovën”, shkruan Rama në mesazhin e tij në Twitter./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...