Transmetuar më 06-10-2019, 22:02

Në zgjedhjet e mbajtura gjatë ditës së sotme në Kosovë, votoi edhe Fjolla Morina e cila shprehu hapur mbështetjen për kandidatin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Ajo publikoi një foto në rrjetet sociale ku shkruante:

"Unë votova, dilni edhe Ju. Na priftë e mbara".

Pas `daljes së rezultateve paraprake, ajo ka reaguar sërish në lidhje me votimet.

Fjolla ka postuar një fotografi të Albin Kurtit, duke e uruar për fitoren sipas sa në zgjedhjet e sotme, megjithëse votat akoma nuk janë numëruar përfundimisht.

“Urime kryeministri im Albin Kurti fitorja”, ndërsa i ka bashkangjitur edhe flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës.

Ajo gjithashtu shkruan: “Urime bablok se jav hangre hallven”.

Fjolla nuk e ka fshehur përkrahjen e saj për liderin e Vetëvendosjes dhe kandidatin për kryeministër, Albin Kurti, edhe para zgjedhjeve./a.k/noa.al/