Transmetuar më 06-10-2019, 21:30

Dy persona humbën jetën mbrëmjen e së dielës pasi u përfshinë në një aksident tragjik.

Viktimat janë Agron Shmili 50 vjeç dhe Agim Mençi 49 vjeç, raporton noa.al duke cituar burime nga policia e Shtetit.

Në këtë ngjarje raportohet se kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë.

Ngjarja ndodhi sonte në afërsi të fshatit Mollas të rrethit Elbasan.

Në galerinë e fotove që sjell gazetari i portalit infoelbasani.al shihni pamjet që tregojnë qartë se përplasja mes dy automjeteve të përfshira në aksident ishte fatale.