Transmetuar më 06-10-2019, 20:57

Përfshihet nga flakët një automjet në Tiranë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme, rreth orës 19:30, në rrethrrotullimin e ish-sheshit “Shqiponja”.

Mësohet se automjeti ka qenë në lëvizje kur ka marrë flakë dhe i përket shtetasit, K.H.

Si pasojë e flakëve nuk ka dëme në njerëz, dhe paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë aksidental.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./a.k/noa.al/