Transmetuar më 06-10-2019, 19:48

Policia ka dhënë detaje për ngjarjen tragjike, që ndodhi sot në rezervuarin e fshatit Alarup, në Pogradec.

Në këtë ngjarje humbi jetën Liri Mazelli, 35-vjeçe, së bashku me vajzën e saj 10-vjeçare.

Sipas bluve të Pogradecit 10-vjeçarja ka rrëshqitur në rezervuar. Afër ka qenë nëna e saj, Liria, e cila është futur menjëherë për t’i dhënë ndihmën, por ato kanë gjetur vdekjen të dyja.

Njoftimi i policisë

Më datë 06.10.2019, rreth orës 17.00, në një rezervuar, në fshatin Alarup, aksidentalisht dyshohet se ka rreshkitur dhe është mbytur shtetasja E.M, rreth 10 vjeçe.

Në afërsi të vendngjarjes, ndodhej duke punuar nëna e saj, shtetasja L.M, 35 vjeçe, e cila ka ndërhyrë për të shpëtuar vajzën, por ka gjetur vdekjen edhe ajo, si pasojë e mbytjes në ujë. Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes."/a.m/NOA.al