Transmetuar më 06-10-2019, 18:41

Një ngjarje tragjike raportohet se ka ndodhur në Pogradec.

Dyshohet për dy gra të mbytura, në rezervuarin e Alarupit.

Bëhet fjalë për nënë e bijë, që janë mbytur në rezervuarin e fshatit, por nuk dihen ende shkaqet si dhe arsyeja e kësaj tragjedie.

Paraprakisht raportohet se e ëma hyri të shpëtonte vajzën e saj, ndërsa kjo e fundit ra aksidentalisht në ujë.

Ato janë zhdukur njëra pas tjetrës në thellësi të rezervuarit, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje, pas njoftimit që uniformat blu morën nga banorë të zonës.  /NOA.al