Rrëfimi i Elton John, dy yjet e Hollivudit që për pak sa nuk u rrahën për princeshën Diana
Transmetuar më 06-10-2019, 18:25

Këngëtari legjendar Elton John tha se do të publikojë së shpejti një libër me kujtime të jetës së tij të titulluar “Me“.

Sipas "People", ai është shprehur se princesha Diana kishte shumë ndikim mbi meshkujt, sidomos yjet e Hollivudit.

Elton Jonhn, aktualisht 72-vjeç kujton një rast në një festë aktorët Richard Gere dhe Sylvester Stallone gati sa nuk u rrahën me grushte për Dianën.

Ai tha se Richard Gere dhe Diana dukeshin mjaft të rrëmbyer pas njëri-tjetrit.

Diana në atë kohë ishte ndarë nga princ Charles dhe Richard e kishte mbyllur lidhjen me Cindy Craëford. Por Silvester Stallones nuk i pëlqente afrimiteti mes tyre, pasi kishte edhe ai plane, që t’i afrohej princeshës, e cila pej gati dy dekadash humbi jetën në një aksident tragjik.

Dy aktorët patën një debat në korridor, por të tjerët ndërhynë e i ndanë në kohë, sipas asaj që pretendon legjenda e muzikë. Ky pretendim i tij pritet të ndezë debate të shumta./NOA.al

Loading...
Loading...