Transmetuar më 06-10-2019, 17:18

Dyshohet se 50-vjeçari se u qëllua gabimisht gjatë sherrit, në një lokal, ku ai shkoi për t’i ndarë.

Vrasja dyshohet nga pakujdesia, ndonëse hetimet do të nxjerrin të vërtetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot pasdite në Vlorë, ku një 50-vjeçar humbi jetën pas një sherr në lokal.

Sipas dëshmitarëve 50-vjeçari Stavri Mino ka pasur për qëllim t’i ndajë personat që po konfliktoheshin, por ka përplasur kokën në beton duke gjetur vdekjen.

Dëshmitarë okularë në vendin e ngjarjes sqarojnë se Mino, u përfshi në konflikt për të tërhequr vëllain, i cili u përfshi në konflikt me pronarin e një lokali dhe disa persona të tjerë.

Ata dëshmuan se Mino u rrëzua dhe i ra koka në një gurë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Mësohet se viktima kishte edhe shtëpinë afër lokalit ku ka ndodhur ngjarja.

Pas konfliktit brenda lokalit, ambulanca raportohet se nuk ka gjetur dot vendndodhjen dhe mbërriti me shumë vonesë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Plazhit të Vjetër, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë, që punojnë për zbardhjen e saj. Deri tani janë shoqëruar tre persona.

"O Zot i madh, e zot i madh", janë dëgjuar britmat e gruas së tij, kur ka parë trupin e pajetë që e mori ambulanca.

Konflikti ndodhi në zonën e njohur si Plazhi i Vjetër,  brenda një lokali, ku raportohet se disa persona pas debateve janë përleshur fizikisht me grushte, ndërsa ata kanë qenë edhe të dehur.

Informacion paraprak i policisë:

Rreth orës 16:20, në zonën pranë kabinave të Plazhit të Vjetër, dyshohet se pas një konflikti midis disa personave, njëri prej tyre ka rënë në tokë pa ndjenja.

Pas mbërritjes së shërbimit të ambulancës dyshohet se 50 vjeçari S.N., ka ndërruar jetë.

Nga kqyrja paraprake viktima nuk ka shenja dhune të dukshme, megjithatë po punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar 3 shtetas; A.M, A.H dhe N.H., si autorët kryesorë të përfshirë në konflikt, me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme hetimore./NOA.al/