Transmetuar më 06-10-2019, 16:34

Trajneri i Kombëtares, Edy Reja shpalli listën me lojtarët që do të grumbullohen për dy ndeshjet kualifikuese Euro 2020, ndaj Turqisë dhe Moldavisë.

Në ndryshim nga grumbullimi i kaluar Reja vjen me dy risi, madje me shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, duke lënë jashtë disa emra të njohur si Mërgim Mavraj, apo Armando Sadiku.

Ashtu siç kishte paralajmëruar  "NOA.al" pak ditë më parë, risia më e madhe është Lindon Selahi, mesfushori i talentuar i Tvente në Holandë, me origjinë nnga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, i cili bëhet për herë të parë pjesë e Kombëtares sonë A.

Por bashkë me të, edhe Taulant Seferi realizon ëndrrën e tij të madhe.

Ai pas sinjaleve të Shtatorit bëhet pjesë e Kombëtares shqiptare, duke shprehur nga larg, se "do të jem gjithmonë për kombin tim".

I lindur në Kumanovë, edhe pse ishte pjesë e Kombëtares U-21 të Shqipërisë gati pesë vjet më parë, ndonëse po shkëlqente në Zvicër, Seferi duhet të priste gjatë, për të veshur fanellën që kishte ëndërruar.

Taulant Seferi është ftuar për herën e parë në Kombëtare, diçka që e ka gëzuar shumë lojtarin. Sulmuesi i huazuar nga Yong Boys te Xamaski,

"Faleminderit të gjithëve, që gjetët kohë të më shënoni, të më telefononi", tha sulmuesi.

"Zgjedhjen time nga trajneri Edoardo Reya, e pranova me gjithë qejf".

"Jam shumë i lumtur dhe më në fund ëndrra ime po bëhet realitet".

"Do jem gjithmonë për kombin tim", tha Taulant Seferi, 26-vjeç.

Lidhur me dy ndeshjet e radhës, e para ndaj Turqisë më 11 Tetor, Reja tha se vlen vetëm fitorja për objektivin kuqezi, të kualifikimit të mundshëm. Kundërshtari që fitoi ndeshjen e kaluare 1-0, në "Loro Boriçi", përveç fushës, ka edhe epërsinë e rezultatit, pasi Reja tha se do të kënaqet edhe me një barazim. Turqia ka aktualisht 15 pikë, aq sa Franca, ose 6 pikë më shumë se Shqipëria. /NOA.al/