Ish-Presidentja Jahjaga bën zgjedhjen e saj: Vota e secilit prej jush vlen
Transmetuar më 06-10-2019, 14:18

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është bërë pjesë e votimeve ditën e sotme, duke bërë zgjedhjen e saj.

Nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale ajo ka ftuar të gjithë qytetarët që t’iu drejtohen kutive të votimit.

“Sot, kryva obligimin tim qytetar dhe votova për legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ftoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote të përmbushin obligimin e tyre qytetar dhe demokratik. Vota e secilit prej jush vlen!”, shkruan Jahjaga.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare erdhën si pasojë e dorëheqjes së Kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili u thirr nga Gjykata e Hagës, për tu marrë në pyetje, i akuzuar për krime lufte. /a.y/noa.al

Zgjedhjet në Kosovë, voton kryetarja e KQZ: Çdo gjë që ndodh sot, do ti faturohet Kosovës

Votimet, Thaçi: Pjesëmarrje sa më të madhe, sot le të fitojë Kosova

Zgjedhjet e përgjithshme, qytetarët e Kosovës votojnë

Voton Haradinaj, thirrja për qytetarët: Vetëm me votë vendosim vetë

Loading...
Loading...