Shqiptari humb jetën në aksident tragjik në Itali, dy të plagosur
Transmetuar më 06-10-2019, 13:38

Një aksident tragjik u shënua në Itali, me pasojë vdekjen e një të riu shqiptar.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së shtunës, kur një makinë Mercedes 320 CDI, doli nga rruga dhe u përplas me një pemë.

Si pasojë e përplasjes gjeti vdekjen 22-vjeçari shqiptar Andi Grori, me banim në Castelfranco Emilia, i cili ishte në drejtimin e mjetit.

Ndërkohë të plagosur rëndë mbeti 21-vjeçar italian nga Castelfranco i cili ishte pasagjer në sediljen e parë.

I dëmtuar lehtë mbeti edhe një 20-vjeçar nga Rumania me banim në Castelfranco, i cili ndodhej në sediljen e pasme të mjetit.

Dyshohet se në rrethana të paqarta Grori humbi kontrollin e mjetit duke u përplasur me pemën. Dy të plagosurit u dërguan në spital, por 21-vjeçari vijon të jetë në gjendje kritike.

Për të hedhur më shumë dritë mbi shkaqet e aksidentit, hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...