Transmetuar më 06-10-2019, 12:52
Foto ilustruese

Vidhet vila e një diplomati nga Kuvajti në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në banesën e atasheut diplomatik Humoud Saleh Alhusaini, pranë ambasadës së Kuvajtit.

Gjatë së shtunës në komisariatin nr.1, Alhusaini ka bërë denoncim.

Ai ka deklaruar se në vilën e tij në zonën e Petrelës, është vjedhur një byzylyk dhe një unazë floriri.

Nga ana e policisë si e dyshuar kryesore është shoqëruar mirëmbajtësja e vilës, një vajzë 28-vjeçare nga Filipinet.

Ndaj të dyshuarës materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të “Vjedhjes”. /a.y/noa.al