Kosovë, KQZ del me shifra për pjesëmarrjen në zgjedhje
Transmetuar më 06-10-2019, 12:28

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, ka dalë me deklaratë për mediat lidhur me pjesëmarrjen në votime ditën e sotme, teksa mbahen zgjedhjet e përgjithshme.

Ajo bëri me dije se procesi është në vijim dhe se nga informacionet e marra deri në orën 11.00, në kutitë e votimit kanë votuar 9.64% e zgjedhësve.

“Numri i qytetarëve me të drejtë votë që kanë votuar deri në orën 11:00 është 174 mijë e 669 votues, nga 9.64 për qind, nga 1 milion e 937 mijë e 868 votues”, u shpreh Daka.

Ajo hoqi paralele duke thënë se për të njëjtën kohë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të vitit 2017, kishin votuar 150 mijë e 244 votues, apo 8.45% e votuesve.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare erdhën si pasojë e dorëheqjes së Kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili u thirr nga Gjykata e Hagës, për tu marrë në pyetje, i akuzuar për krime lufte. /a.y/noa.al

Zgjedhjet në Kosovë, voton kryetarja e KQZ: Çdo gjë që ndodh sot, do ti faturohet Kosovës

Votimet, Thaçi: Pjesëmarrje sa më të madhe, sot le të fitojë Kosova

Zgjedhjet e përgjithshme, qytetarët e Kosovës votojnë

Voton Haradinaj, thirrja për qytetarët: Vetëm me votë vendosim vetë

Loading...
Loading...