Transmetuar më 06-10-2019, 12:11
Arma dhe lenda narkotike e sekuestruar

Një operacion i policisë së Pukës i koduar “Arat”, ka sekuestruar drogë, drogë, armë dhe municion luftarak, duke vënë në pranga tre persona.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, janë arrestuar në flagrancë për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe i municionit”.

Të arrestuarit janë Fatjon Lleshaj, 28 vjeç, banues në Fushë-Arrëz; Admir Marku, 28 vjeç dhe Edmir Marku, 37 vjeç, banues në Laç.

Gjithashtu është proceduar penalisht M. M., 61 vjeç, banues në fshatin Arat, Fushë-Arrëz, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Arrestimi i tyre u bë, pasi gjatë kontrollit të territorit të ushtruar në fshatin Arat e Mira, Fushë-Arrëz, në një zonë të pyllëzuar, policia ka gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 13 kilogramë lëndë narkotike, disa bimë të kultivuara, një armë zjarri automatike dhe municion luftarak.

Gjatë kontrollit policia ka kapur në flagrancë në vendin ku u gjet lënda narkotike tre të dyshuarit.

Ndaj tyre hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme. /a.y/noa.al