Transmetuar më 06-10-2019, 11:10

Aktori i humorit Julian Deda, ditën e sotme pagëzon nipin e tij, djalin e vëllait.

I emocionuar Juli, ka publikuar foto nga pagëzimi bashkë me urimin për Domenikun e vogël.

“Më ke xhaxha, do më kesh edhe Kumbar dhe shumë shpejt do më kesh edhe shok të ngushtë. Zoti të bekoftë Domenik Deda. ❤Pagëzim.”, shkruan Juli.

Djali i vëllait të tij Mario, erdhi në jetë në muajin mars, duke e gëzuar familjen Deda.

Në dedikimin që i bëri asokohe, Juli shkruante, “Mirëserdhe në familje Domenik Deda. I dashur nipi im, “taksirat” e ke të jesh pjesë e një familje të thjeshtë shqiptare, që është munduar, pa hile, të vërë ndonjë tullë modeste në këtë vend dhe shpresoj që ti ta vazhdosh ketë traditë dhe jam i bindur se kështu do jete. Paç jetë të gjatë dhe të mbushur plot me suksese. Ne të duam shumë… shumë, shumë”. /a.y/noa.al