Transmetuar më 06-10-2019, 10:47

Ngjarja e rëndë e shënuar mbrëmjen e së shtunës në kryeqytet, ku portieri i ekipit të Partizanit u hodh nga kati i gjashtë i banesës ku jetonte, ka ardhur pak pas një zënke mes tij dhe partneres.

24-vjeçari Aldo Teqja, portieri i dytë i Partizanit, nga hetimet e kryera, rezulton se ka debatuar me partneren dhe më tej, është ngjitur në banesën në zonën e ‘Komunës së Parisit’ ku jetonte me qera, prej nga është hedhur.

Mësohet se i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por pa thyerje vetëm me shembje në trup.

Teqja ka probleme me mushkërinë, teksa po mbahet nën vëzhgim. I riu mundi të shpëtojë, për shkak se pas hedhjes nga lartësia u prit nga një tendë.

Gjithçka ndodhi pas ndeshjes Partizani-Teuta e mbyllur me rezultatin 1-1, e luajtur ditën e djeshme në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Rreth orës 19:40, ai ka qenë poshtë banesës së tij në “Komunën e Parisit”, ku pas një debati me partneren ka zbritur nga makina dhe është ngjitur i vetëm në banesë.

Më tej ka kryer aktin e rëndë, rrethanat e së cilës po hetohen ende. /a.y/noa.al

Rënia e portierit Teqja nga kati i gjashtë, reagon Skënderbeu: Jemi me ty Aldo

Bie nga kati i gjashtë i pallatit, portieri i Partizanit. Policia: Vetëhedhje nga depresioni. Klubi: Ishte aksident