Albin Kurti voton: S’ka rëndësi në je i pasur apo i varfër, të gjithë të shfrytëzojnë këtë shans unik
Transmetuar më 06-10-2019, 10:31

Kandidati për Kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka votuar paraditen e sotme.

Duke folur për mediat pas votimit, ai tha se dita e sotme është e veçantë dhe se të gjitha përgjigjeve të të gjitha partive e politikanëve në fushatë sot iu përgjigjet populli si burim i sovranitetit të Republikës sonë.

“Sot nuk ka rëndësi a je i pasur apo i varfër, a je burrë a grua, a je i ri apo i moshuar, a vjen nga fshati apo qyteti, a ke mbaruar shkollim të lartë apo jo, të gjithë jemi të barabartë. Sistemi politik është hapur për të gjithë dhe njësoj. Iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve me të drejte vote ta shfrytëzojnë këtë shans unik për nga karakteri e historik për nga pesha”, u shpreh Kurti.

Ai uroi votime të lira dhe ditë të këndshme për të gjithë qytetarët, ndërsa ftoi që të priten orët e mbrëmjes për festë masive.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare erdhën si pasojë e dorëheqjes së Kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili u thirr nga Gjykata e Hagës, për tu marrë në pyetje, i akuzuar për krime lufte. /a.y/noa.al

Zgjedhjet në Kosovë, voton kryetarja e KQZ: Çdo gjë që ndodh sot, do ti faturohet Kosovës

Votimet, Thaçi: Pjesëmarrje sa më të madhe, sot le të fitojë Kosova

Zgjedhjet e përgjithshme, qytetarët e Kosovës votojnë

Voton Haradinaj, thirrja për qytetarët: Vetëm me votë vendosim vetë

Loading...
Loading...