Transmetuar më 06-10-2019, 10:08

Një rrëfim ndryshe ai Artan Lames, drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, institucioni që bashkoi ALUIZNI-n dhe Hipotekën.

Në një intervistë në emisionin “Mos i fol Shoferit“, ai ka zbuluar për herë të parë “një rreng” që i ka bërë bashkëshortes së tij, vite me pare, kur ka thënë se ka qene në gjendje jo të mirë ekonomike, pasi ka qene i papunë.

“Nuk e kam thënë asnjëherë por në vitin 2013 nuk kam qenë shumë mirë ekonomikisht se kam qenë pa punë, tani duhet thënë jam mirë sepse puna në shtet ka benefite, ka gjëra të paguara, por atëherë merresha me punë civile.

Ajo kishte dëshirë një dhuratë që unë nuk mund t’ia blija dhe i çova vetëm kutinë bosh të asaj që ajo donte dhe kur hyra në punë vite më vonë ia bleva dhe atë që donte patjetër”, është shprehur ai.