Transmetuar më 06-10-2019, 09:30
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë- Shëngjin.

19-vjeçari E.M., banues në Lezhë, ka aksidentuar këmbësorin Fatmir Përvataj, 29 vjeç, banues në Tropojë, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Mësohet se viktima ka qenë duke kaluar rrugën në momentin që është përplasur fatalisht.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet  për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /a.y/noa.al