Transmetuar më 06-10-2019, 08:36

Teksa Kosova voton sot për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Philip Kosnett, ka bërë një koment.

Ai shkruan se në Kosovë ashtu si në Amerikë, çdo votë numërohet dhe çdo zë ka rëndësi.

“Cilado qoftë pikëpamja juaj, këdo që të mbështesni, më 6 tetor, dilni dhe votoni. Për veten, për vendin tënd, për të ardhmen tuaj”, shkruan Kosnett.

Kosova voton sot për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, prej të cilëve do të formohet edhe qeveria e re.

Mësohet se numri i votueseve është 1 937 868, ndërsa garojnë 25 subjekte politike, nga ku do të dalin 120 deputetë.

Numri i personave që do të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje është 111 733.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare erdhën si pasojë e dorëheqjes së Kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili është thirrur nga Gjykata e Hagës, për tu marrë në pyetje, i akuzuar për krime lufte. /a.y/noa.al

Zgjedhjet në Kosovë, voton kryetarja e KQZ: Çdo gjë që ndodh sot, do ti faturohet Kosovës

Zgjedhjet e përgjithshme, qytetarët e Kosovës votojnë