Zgjedhjet në Kosovë, voton kryetarja e KQZ: Çdo gjë që ndodh sot, do ti faturohet Kosovës
Transmetuar më 06-10-2019, 07:59

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka, ka votuar herët mëngjesin e sotëm.

Ajo ka votuar në orën 07.00 në qendrën e votimit të Fakultetin Teknik, Prishtinë, prej nga ka dhënë dhe një mesazh.

“I ftoj gjithë qytetarët dhe subjektet politike si dhe komisionerët që të kenë kujdes, pra ta kemi parasysh që çdo gjë që ndodh në fund të kësaj dite do ti faturohet Kosovës. T’u tregojmë të gjithëve që kemi kulturë demokratike dhe dimë të votojmë”, u shpreh Daka.

Kosova voton sot për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, prej të cilëve do të formohet edhe qeveria e re. Numri i votueseve është 1 937 868, ndërsa garojnë 25 subjekte politike, nga ku do të dalin 120 deputetë.

Sakaq numri i personave që do të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje është 111 733.

Vetëvendosje, LDK, PDK, koalicioni AAK-PSD dhe koalicioni NISMA-AKR, janë partitë më favorite si dhe kanë dominuar në sondazhet e publikuara gjatë kohës së fushatës.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare erdhën si pasojë e dorëheqjes së Kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili është thirrur nga Gjykata e Hagës, për tu marrë në pyetje, i akuzuar për krime lufte. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...