Transmetuar më 05-10-2019, 23:18

Klubi i Futbollit të Skënderbeut reagon për porterin Aldo Teqja, i cili dyshohet se ra mbrëmjen e sotme nga kati i gjashtë, në Tiranë.

Klubi i Skëndërbet, në një reagim zyrtar në rrjetet sociale, uron shërim të shpejtë për portierin 24-vjeçar, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Skënderbeu, në reagimin e tij, shkruan se klubi korçar, është pranë portierit në këto momente të vështira.

Menjëherë pas reagimit zyrtar të klubit të Partizanit për portierin e saj Aldo Teqja, një tjetër reagim ka ardhur për gardianin e portës, që sot i hodh nga kati i gjashtë.

“Të shokuar nga raportimet e fundit mbi incidentin e ish portjerit bardhekuq Aldo Teqja.

Ndodhemi pranë teje në këto momente të vështira.

Shërim të shpejtë Aldo. Jemi me ty”, shkruhet në reagim./a.k/noa.al/