Pas martesës me Afronën, Blero i jep një premtim babait të saj…
Transmetuar më 05-10-2019, 19:58

Disa ditë më parë këngëtari i njohur Blero dhe Afrona Dika kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre disavjeçare.

Dasma u organizua në Shëngjin dhe të ftuar ishin shumë familjarë, miq e kolegë.

Këngëtari i njohur si Blero shkoi drejt altarit përkrah vajzës së tij, Tarës, nga martesa e mëparshme me Teuta Krasniqin, kurse Afrona u shoqërua nga babai.

Së fundmi, këngëtari ka publikuar një fotografi me vjehrrin e tij në InstaStory.

Blero fotos skrahas fotos shkruan: “Njeriu i cili ma besoi çikën e vet. Të premtoj se nuk do të zhgënjej kurrë Nexhi”./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...