Transmetuar më 05-10-2019, 15:06

Pas disa ditësh qetësi, rikthehet frika nga tërmetet në Shqipëri.

Mësohet se një tjetër lëkundje është regjistruar ditën e sotme, vetëm 26 km nga Tirana.

Mësohet se lëkundjet kanë qenë me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter, ndërsa epiqendra ka qenë Xhafzotaj.

Siç thuhet edhe në parashikimet e institutit CSEM, tërmeti ishte 11 km larg Vorës. Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale.