Transmetuar më 05-10-2019, 14:00

Një foshnje në New Jersey ka lindur me komplikacione në kafkë, komplikacione për të cilat edhe mjekët vetë shpreheshin se nuk kishte mundësi mbijetese.

Por tashmë pas 7 muajsh fëmija është shëndosh e mirë dhe jeton në shtëpi me prindërit dhe motrat e tij.

Nëna e 3 vajzave Maria Santa Maria, nga Garfield, i New Jersey kishte lindur më parë 3 vajzat e saj pa kompikacione, por djali, fëmija i katërt është diagnostifikuar me sëmundjen e rrallë.

Mjekët thoshin se një pjesë e kafkës së foshnjës së saj mungonte dhe nuk kishin shpresë për mbijetesën e tij.

Djali i saj kishte Ekzencefali. Ekzencefalia është një gjendje e rrallë në të cilën kafka e një fëmije nuk është formuar plotësisht, kështu që truri i zbuluar i ekspozohet lëngut amniotik brenda mitrës.

Rastet e raportuara më parë të bebeve të diagnostikuar me ekzencefali kanë përfunduar me vdekje.

Në kohën kur ishte diagnostifikuar sëmundja mjekët e Santa Marias i kishin dhënë asaj 2 mundësi, së pari ose të zgjidhte të abortonte fëmijën ose nëse do të lindte i gjallë të kalonte disa minuta me të para vdekjes së tij. Maria preferoi të zgjidhte këtë të fundit.

Kështu, kur lindi djali i saj, të cilin e quajti Lucas, Santa Marias filloi të shqetësohej. Tre vajzat e saj e vizituan nënën e tyre në dhomën e lindjes, ku mjekët sqaruan se vëllai i vogël që sapo u takuan do të vdiste së shpejti.

Por orët kaluan dhe Lucas po merrte frymë më vete. Ai po hante. Ai tashmë jetonte dhe do të ishte i gjallë për më shumë kohë se çdo fëmijë tjetër që kishte vdekur, i diagnostifikuar me sëmundjen e tij.

Por për të mbijetuar Lucas i vogël iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale. Doktor Tim, drejtor i neurokirurgjisë pediatrike në Qendrën Brain dhe Spine Center, në New Jersy, sugjeroi ndërhyrjen, duke i vënë në kokë një qese të lëngshme.

Në moshën shtatë muajsh, Lucas është rikuperuar jashtëzakonisht shumë. Ai ha ushqime për drithëra dhe bebe dhe shkon në terapi fizike.

Doktori do të vazhdojë të punojë me Lucas ndërsa ai rritet për të ndihmuar në zhvillimin e tij dhe zhvillimin e trurit të tij./b.l/noa.al/