Transmetuar më 05-10-2019, 13:50

Banorët e zonës së Laknasit në Kamëz, kanë dalë në protestë ditën e sotme për të kundërshtuar ngritjen e një thertoreje në këtë zonë.

Ata thonë se një firmë private pretendon se ka marrë lejen e ndërtimit nga ish-kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu.

Sipas tyre për ngritjen e thertores do të pritet pylli i mbjellë nga banorët në zonën e njohur si Plepat e Brukës, për të cilin pretendojnë se është pronë e tyre.

Në zonën në fjalë është parashikuar që të ndërtohet një therore e madhe, por kundër saj janë ngritur shumë banorë bashkë me fëmijët e tyre, duke thënë se pyllin e janë mbjellë vetë.

Ata pretendojnë se ish-kryebashkiaku Xhelal Mziu e ka dhënë lejen tre ditë para zgjedhjeve të 30 qershorin, ku u dokumentua fitues Rakip Suli.

Në tokën në fjalë pretendohet se do të ndërtohet një stallë dhe thertore derrash.

Banorët kanë konfrontuar me policinë, duke kundërshtuar ngritjen e thertores, madje pati dy raste humbje ndjenjash nga ana e dy banorëve.

Banorët protestues kërkojnë anulimin e vendimit, duke thënë se rrezikohet shëndeti i tyre. /a.y/noa.al