Transmetuar më 05-10-2019, 13:37

I dorëzon fqinjës së shtëpisë një kuti, duke i thënë se në të ndodheshin lodra seksi, kur në fakt në brendësi ishte koka e prerë e burrit të zhdukur.

María del Carmen M. G., i kishte dhënë një kuti fqinjës duke i thënë se ishin lodra seksi dhe i kërkoi që ti mbante, nga frika se dikush mund ti gjente.

Fqinja e kuriozuar, vendosi që ta hapte pakon, por ajo që gjeti brenda e la pa fjalë.

Brenda kutisë ishte koka e Jesús María B. R, burri 67-vjeçar i fqinjes, i cili ishte deklaruar i zhdukur muaj më parë.

Krimi shokues u konsumua në Castro Urdiales, të Cantabria, në veri të Spanjës.

Gruaja e cila kishte denoncuar zhdukjen e të shoqit qysh prej muajit shkurt, në të vërtetë e kishte vrarë atë, e kishte copëtuar trupin dhe e kishte zhdukur, duke ruajtur vetëm kokën.

Sipas mediave vendase, gruaja kishte vendosur që ta hiqte qafe edhe kokën, kështu që e fshehu mes lodrave të seksit dhe ia dha fqinjës, shkruan noa.al.

Disa ditë më vonë, për shkak të aromës së rëndë, gruaja hapi kutinë të dielën e kaluar, kur dhe u përball me skenën makabre. Kështu ajo bëri denoncimin në polici, duke çuar në arrestimin e María del Carmen M. G, e cila akuzohet për vrasje. Ndërkohë autoritetet po kërkojnë për gjetjen e pjesëve të tjera të kufomës. /a.y/noa.al