Transmetuar më 05-10-2019, 12:58

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama dhe bashkëshortja e tij, Michelle kanë festuar përvjetorin e 27-të të martesës.

Ata u martuan në vitin 1992, ndërsa mediat amerikane i kanë përshkruar si çiftin më të qëndrueshëm duke e konsideruar si shembull për të gjithë. Përmes mesazheve të ndjeshme, ata kanë uruar njëri-tjetrin përmes postimeve në rrjetet sociale

“Para 27 vitesh, ky njeri më premtoi një jetë plot aventura. Mund të them se i ka përmbushur. Kjo është për kapitullin tonë të ri pasi kemi mbetur fole e zbrazur (pas largimit të fëmijëve) dhe po zbulojmë çfarë po na pret dhe në të njëjtën kohë po ndjejmë magjinë e asaj që na ka mbajtur bashkë gjatë gjithë këtyre viteve. Urime përvjetorin, Barack”, ka shkruar Michelle.

Po ashtu edhe ish-presidenti i SHBA-së ka bërë një urim me anë të një postimi në Twitter. “Siç kanë thënë dhe ‘The Beatles’: ‘Po bëhet gjithnjë e më mirë’. Faleminderit zemër për këto 27 vite të mahnitshme”- ka shkruar Barack. /b.l/noa.al/