Transmetuar më 05-10-2019, 10:12

Ish-deputetja kolumbiane Aida Merlano, e burgosur pas një dënimi të dhënë pak kohë më parë me 15 vite burg për blerje votash, është bërë protagoniste e një arratisje spektakolare.

Merlano u arratis nga dritarja e katit të tretë e një studioje dentare në Bogota, ku kishte shkuar për kontroll.

Ngjarja po bën bujë dhe ka krijuar siklet të madh në Institutin Kombëtar Penitenciar të Burgut, (Inpec), pasi gruaja ishte transferuar nga burgu i “El Buen Pastor” drejt studios dentare “Centro medico La Sabana”.

Merlano u shoqërua këtë të enjte nga policë të burgut deri në derën e studios, por sapo hyri brenda, në rrethana që mbeten për tu sqaruar, lidhi një litar në një mobilje dhe zbriti nga dritarja e katit të tretë, ku e priste një person me motor, siç mund të shihni në pamjet që noa.al sjell më poshtë.

Në një konferencë për shtyp, gjeneral William Ruiz, drejtor i Inpec, deklaroi se “Ekziston një video ku shihet momenti i arratisjes, ndërkohë që një sërë personash janë vënë nën hetim”. /a.y/noa.al