Transmetuar më 05-10-2019, 08:26

Krudistë, veganë ose frutarianë! Zgjedhjet ushqimore të personazheve Vip, janë gjithnjë e më ekstreme dhe gjithnjë e më të ndryshme.

Bashkëshortja e princit William, Kate Middleton pëlqen ushqimet krudo, por bën përjashtim vetëm për mishin, të cilin e do të pjekur mirë.

Ndërkohë bashkëshortja e princit Harry, Meghan Markle, është vegjetariane dhe duket se dëshiron të ushqejë sipas zgjedhjes së saj, edhe të birin Archie.

Në radhën e vegjetarianëve bëjnë pjesë edhe Natalie Portman, Venus Williams dhe Mike Tyson.

Gjithashtu nuk mungojnë edhe zgjedhjet ndryshe si ajo e Victoria Beckham, e cila ndjek dietën e dorës.

Për të ruajtur linjat e saj, bashkëshortja e David Beckham konsumon pesë herë në ditë një sasi ushqimi sa pëllëmba e saj e dorës. /a.y/noa.al