Transmetuar më 05-10-2019, 01:18

Zonja që shikoni në foto është nënë Mineko Rrapaj nga Memaliaj. Ajo mbushi 114 vjeç dhe e ka festuar këtë ditë të shënuar me një tortë festive.

Mineko është nga fshati Rrapaj në Memaliaj të qarkut Fier.

Minekoja sipas certifikatës së lindjes që posedon, është lindur në vitin 1905. Ishte e vogël kur nisi Lufta e Parë Botërore. Ndërsa Lufta e Dytë Botërore e gjeti me 6 fëmijë.

Dokumenti i identifikimit daton që nga Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë.

“Kisha një palë syze, por i hodha se më bënë më keq. Kam punuar në kooperativë. Shkoj për votime. Jeta është e bukur, por nuk jemi ne. Babai më la kur isha 6 muajshe, nëna kur isha 5 vjeç. U rrita jetime. Pi një kafe në mëngjes dhe në darkë ha çfarë të ketë bërë nusja”, thotë 114-vjeçarja.

Merr një pension kooperative prej 56 mijë lekësh (të vjetra) që nuk i mjaftojnë për morinë e sëmundjeve që ka: “Nëna ka 18 nipër dhe mbesa dhe 18 stërnipër e stërmbesa”.

Në shtëpi ka njerëz të të gjitha gjeneratave. Më e vogla, Eleonora 3-vjeçare.